Home > Lajme > Prapaskenat nga Kuvendi: Çfarë i tha Kurti Hamzës pasi PDK-ja lëshoi sallën?

Prapaskenat nga Kuvendi: Çfarë i tha Kurti Hamzës pasi PDK-ja lëshoi sallën?

///
Comments are Off

Një komunikim mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka tërhequr vëmendjen pas zhvillimeve të tensionuara në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas raportimit të JepiZë, pasi deputetët e PDK-së lëshuan sallën, Kurti iu drejtua Hamzës dhe pati një shkëmbim të shkurtër fjalësh me të.

Momenti ndodhi pasi kandidatja e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku, nuk mori votat e nevojshme. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e mbështetën kandidaturën e saj, ndërsa PDK-ja më pas vendosi të largohej nga salla.

Para kësaj, deputetët e PDK-së kishin votuar kandidatin e LVV-së për nënkryetar, Ardian Gola, i cili mori 101 vota.

Zhvillimet çuan në ndërprerjen e seancës konstituive, ndërsa PDK-ja ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Verified by MonsterInsights