Home > Showbiz > Sheki thotë se u suspendua pasi konfirmoi publikisht hyrjen në Big Brother VIP Kosova

Sheki thotë se u suspendua pasi konfirmoi publikisht hyrjen në Big Brother VIP Kosova

///
Comments are Off

Muzikanti dhe kitaristi i njohur Shefqet Hoxha, Sheki, ka bërë të ditur se është suspenduar pasi vetëm pak ditë më parë konfirmoi publikisht se do të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova 5.

Gjatë një interviste, Sheki kishte treguar se këtë vit kishte arritur marrëveshje me produksionin për hyrjen në shtëpinë e Big Brother.

“Po, do të jem. Vitin e kaluar më kanë ftuar, nuk jemi dakorduar, sivjet u dakorduam edhe do të më shihni”, kishte deklaruar ai.

Sheki kishte folur hapur edhe për kushtet financiare, duke pranuar se pagesa ishte një nga arsyet që ndikoi në vendimin e tij për ta pranuar ofertën.

Vetëm pak ditë pas intervistës, muzikanti ka bërë një reagim të ri në rrjetet sociale.

“Mos u mërzitni se sapo më lajmëruan që më paskan suspenduar, mu për këtë intervistë”, ka shkruar Sheki.

Nga deklarata e tij kuptohet se ai e lidh suspendimin pikërisht me intervistën në të cilën zbuloi paraprakisht pjesëmarrjen në spektakël.

Megjithatë, deri tani nuk është bërë publik një konfirmim zyrtar nga produksioni i Big Brother VIP Kosova që të sqarojë nëse Sheki është larguar përfundimisht nga kasti apo çfarë nënkupton konkretisht suspendimi i përmendur prej tij.

Për këtë arsye, mbetet të shihet nëse muzikanti do të jetë përfundimisht pjesë e edicionit të pestë apo nëse planet për hyrjen e tij kanë ndryshuar.

Verified by MonsterInsights