Home > Uncategorized > Zelensky anulon papritmas konferencën në Senatin e ShBA-së

Zelensky anulon papritmas konferencën në Senatin e ShBA-së

//
/
Comments are Off

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka anuluar një konferencë të nivelit të lartë me ligjvënësit amerikanë mes një ngërçi mbi financimin e ardhshëm të ShBA-së për Kievin.

Paraqitjet virtuale në Senat dhe Dhomë ishin planifikuar për të martën, por u anuluan në momentin e fundit, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Kjo rrodhi pasi një zyrtar i lartë ukrainas paralajmëroi se ata rrezikojnë të humbin luftën kundër Rusisë nëse nuk miratohen më shumë ndihma ushtarake amerikane.

Udhëheqësi i Senatit, Chuck Schumer, nuk shpjegoi pse Zelensky nuk u shfaq. Kryedemokrati i Dhomës tha se presidenti ukrainas ishte i zënë me një çështje “të minutës së fundit”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Derisa shefi i shtabit të Zelensky, Andriy Yermak, tha gjatë së martës se ekzistonte një “rrezik i madh” i humbjes së Ukrainës pa mbështetjen e vazhdueshme amerikane.

“Do të jetë e vështirë të qëndrosh në [të njëjtat] pozicione dhe që njerëzit të mbijetojnë me të vërtetë”, shtoi ai, në një fjalim në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington.

 

The post Zelensky anulon papritmas konferencën në Senatin e ShBA-së appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights