“A e ke pa atje? 90% janë analfabeta deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë analfabeta funksionalë, dhe jo që dinë shkrim e lexim, por ata kanë probleme themelore kur të lexojnë një tekst dhe ta kuptojnë. Asnjeri prej 90% nuk guxon të dalë për debate dhe të përballet me kundërshtarë. U pëlqen që ky i ka bërë zgjedhjet ashtu, i ka konvenuar në këtë mënyrë, debila dhe dembelë, që mund të kontrollohen dhe të jenë të dëgjueshëm, pa krijuar probleme”, ishin fjalët e Shkëlzen Gashit para disa vitesh në emisionin e Pressing-ut.
Megjithatë, sot Gashi ka ndryshuar krejtësisht qasjen e tij ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.
Në një podcast të fundit me Albin Kurtin, ai shfaqej shumë më i butë dhe i qetë, duke ndryshuar mënyrën e të shprehurit dhe duke u përpjekur të ruajë një ton më të moderuar me të.
Por për të dëgjuar videon e plotë, ndiqeni videon në vijim:
The post “Analfabeta, dembela”- si ndryshuan militantët në raport me VV-në? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.