Kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte premtuar uljen e çmimeve të produkteve bazike, mirëpo gjatë qeverisjes së tij ato u rritën për të paktën 30%.
Lista e artikujve ishte e gjatë, por asnjë nga zotimet për uljen e çmimeve nuk u realizua gjatë këtyre katër viteve qeverisje, njofton Klankosova.tv.
Këtë e konfirmojnë edhe qytetarët, të cilët po përballen me shtrenjtimin e çmimeve të produkteve bazike.
“Krejt ushqimoret janë rrit. Çka do që ka, janë 30-40% më shtrenjtë”, tha njëri nga qytetarët.
Për më shumë detaje, ndiqeni kroniken e plotë:
The post Premtoi lirime, u bë “qeveria e shtrenjtimeve” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.