Home > Ballina > Limaj: Rritje ekonomike 7%, 25 miliardë investime kapitale publike dhe private

Limaj: Rritje ekonomike 7%, 25 miliardë investime kapitale publike dhe private

///
Comments are Off

Kandidati për deputet nga NISMA, Fatmir Limaj, ka deklaruar se gjatë katër vjetëve të qeverisjes së udhëhequr nga Albin Kurti, Kosova ka përjetuar periudhë stagnimi, ku zhvillimi e prosperiteti janë ndalur.

Ai ka thënë edhe se bizneset janë ballafaquar me vështirësi të mëdha dhe shumë prej tyre janë bojkotuar nga qeveria aktuale.

‘‘Ne do të punojmë për të ndërtuar iniciativa ligjore që do të krijojnë kushte më të mira për rritjen dhe avancimin e bizneseve vendore’’, ka thënë ai.

Limaj ka deklaruar edhe se modeli i partneritetit publik-privat është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar shtetin në mënyrë që të lirojë fonde dhe të inkurajojë investimet private.

Verified by MonsterInsights