Sigal Prishtina i mbylli me gjashtë pikë epërsi (14:20) dhjetë minutat e para, në super ballafaqimin gjysmëfinal të Kupës së Kosovës në basketboll, që po zhvillohet në palestren “Sezair Surroi” në Prizren.
Bashkimi i mbështetur fuqishëm edhe nga tifozëria vendase, u mundua ta ndryshojë rrjedhën e këtij dueli, duke afruar shifrat në një posedim (32-34), por kryeqytetasit ishin të vendosur që në pushim të shkojnë me avantazh, gjë të cilën edhe e arritën, meqë prizrenasit nuk shënuan më në minutat vijuese të çerekut të dytë, kurse mysafirët shtuan edhe pesë pikë, raporton Klankosova.tv
Në ndeshjen tjetër, të vlefshme poashtu për këtë fazë të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në basketbollin kosovar, Trepça po e arsyeton epitetin e favoritit, duke udhëhequr pas pjesës së parë në “Minatori” me rezultat 44-29.
Bashkimi – Sigal Prishtina po transmetohet në kanalin Sport 2, ndërsa Trepça – Bora në Sport 3, brenda platformës kryesore shqiptare, ArtMotion! /Klankosova.tv



