Minuta për Nedim Bajramin në ballafaqimin ndaj Klimarnock, nuk pati.
Megjithatë skuadra e tij, Glasgow Rangers triumfoi bindshëm me rezultat 5-1, në duelin e xhiros së 25-të në Premier Ligën skoceze, raporton Klankosova.tv.
Gjithçka të lehtë për ekipin e reprezentuesit të Shqipërisë, e bëri përjashtimi i Thompson me karton të kuq, që në minutën e katërt të kësaj ndeshje.
Menjëherë 60 sekonda pas këtij momenti, vendasit e realizuan me anë të Tavernier, i cili penalltinë e konkretizoi në gol.
1-0 përfundoi pjesa e parë, për t’i lëshuar rrugë një të dyte plot spektakël.
Miovski dhe Skov Olsen e çuan avantazhin në 3-0, para se Kiltie të shënonte për mysafirët.
Megjithatë ky gol mbeti vetëm për statistikë sa i përket ekipit nga “East Ayrshire”, duke qenë se Rangers e dërgoi edhe dy herë topin në rrjetën kundërshtare.
Antman dhe Moore ishin realizatorët e rezultatit përfundimtar, 5-1, njofton Klankosova.tv.
Ky triumf i cili e mbanë skuadrën e Bajramit në pozitën e dytë me 51 pikëve, rezultoi me peshë të jashtëzakonshme, pasi lideri, Hearts, humbi 1-0 nga St. Mirren, duke mbetur vetëm një fitore më të avancuar se ndjekësi i parë.
Përballja e zjarrtë e 15 shkurtit ndërmjet dy vendeve të para, mund t’i jap zjarrë edhe më shumë kampionatit elitar të Skocisë.


