Home > Uncategorized > MPB: Kosova ndër vendet me nivelin më të lartë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor

MPB: Kosova ndër vendet me nivelin më të lartë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor

///
Comments are Off

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se Kosova është renditur ndër vendet me nivelin më të lartë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, bazuar në raportin rajonal “SecuriMeter 2025”.

Sipas këtij raporti, 64 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se ndihen të sigurt, duke e vendosur Kosovën në krye të rajonit për perceptimin e sigurisë personale. Raporti po ashtu evidenton nivel të lartë besimi në institucionet e sigurisë, ku 70.6 për qind e qytetarëve kanë besim në polici dhe 74.6 për qind në ushtri.

Gjithashtu, 58.4 për qind e qytetarëve e konsiderojnë Kosovën si një vend të sigurt për të jetuar, ndërsa 80.5 për qind kanë deklaruar se nuk planifikojnë të emigrojnë. Raporti thekson edhe mbështetjen për integrimin euro-atlantik, ku 71 për qind janë pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe 90.8 për qind për anëtarësim në NATO.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka vlerësuar këto rezultate si dëshmi të progresit të arritur në forcimin e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet vendore.

Verified by MonsterInsights