Home > Uncategorized > Java e 22-të e Superligës, sot dy ndeshje në program

Java e 22-të e Superligës, sot dy ndeshje në program

///
Comments are Off

Java e 22-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy superndeshje.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet ku Prishtina do të përballet me kampionen në fuqi, Dritën.

Derbi kryesor i kësaj xhiroje do të luhet me fillim nga ora 20:00, njofton Klankosova.tv.

Më pak e rëndësishme, nuk do të jetë as përballja mes Ballkanit dhe Drenicës.

Loja do të luhet në Suharekë, në stadiumin e këtij qyteti me fillim nga ora 13:00.

Dyja ndeshjet do të transmetohen në kanalet sportive në Artmotion.

Verified by MonsterInsights