Këngëtarja Adelina Ismaili në “SOL” në Klan Kosova ka rrëfyer detaje nga karriera e saj dhe lidhja me muzikën.
Adelina ka folur gjithashtu për largimin e saj para 15 vitesh prej muzikës, dhe për lodhjen emocionale që ka kaluar, duke theksuar se ndonëse ishte një periudhë e vështirë, ajo ka kuptuar se disa njerëz lindin për të krijuar diçka të madhe dhe për të ajo diçka ka qenë arti.
“Dashnia, nuk besoj që kisha mujt me mbijetu kaq gjatë sikur mos të ishte një dashuri e çmendur, për artin në përgjithësi. Jam larguar para 15 vitesh, ishte një lodhje e madhe emocionale, me u njoftu me jetën e përditshme, pastaj e kam pa që disa njerëz lindin për diçka, në rastin tem kjo ka qenë.
Kritikat, Ismaili tha se i sheh si gjë pozitive, pasi sipas saj gjithmonë kritikohesh “kur merr rrugë ndryshe”.
Ndiqeni videon për më shumë:






