Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar vdiq, derisa dyshohet se i ndjeri ditën kritike ishte agjërueshëm dhe ishte zgjuar për të falur Namazin.
Megjithatë, nuk ka ende informata zyrtare se cili është shkaku i saktë i vdekjes së fëmijës, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, në emisionin “Kosova Today”, u diskutua nëse do duhej të lejohej agjërimi për fëmijët.
Gazetari Faton Mehmeti, thotë se një fëmijë nuk e ka obligim Ramazanin, ndërsa fajin ia hedh prindërve.
“Ligji parashikon dënime për këta njerëz, pra prindi edhe nëse nuk e ka frymëzuar, është dashur ta parandalojë diçka që parashihet si e rrezikshme për fëmijët e tyre”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Ndërsa Hoxhë Ladi, në “Kosova Today” tha se feja islame nuk e detyron e as obligon askënd për diçka që nuk e përballon njeriu.


