Home > Lajme > Përfundon aksioni në ARBK, tri zyrtare dyshohen për ndryshim të kundërligjshëm pronësie mbi 50 mijë euro

Përfundon aksioni në ARBK, tri zyrtare dyshohen për ndryshim të kundërligjshëm pronësie mbi 50 mijë euro

///
Comments are Off

Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), ku tri zyrtare dyshohen për përfshirje në një rast të ndryshimit të kundërligjshëm të pronësisë së një kompanie në vlerë mbi 50 mijë euro.

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarat me inicialet I.R.J., F.L. dhe A.I.K., në cilësinë e personave zyrtarë, dyshohen për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria bën të ditur se ato, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tyre, kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme me qëllim që një person tjetër të përfitojë dobi pasurore në mënyrë të paligjshme. Sipas dyshimeve, është bërë ndryshimi i pronësisë së aksioneve të një kompanie në vlerë mbi 50,000 euro.

Aksioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe njësitë përkatëse, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Ndërkohë, Ministria përkatëse ka bërë të ditur se rasti lidhet edhe me një keqinterpretim të një aktgjykimi gjyqësor, i cili më pas është korrigjuar përmes procedurave ligjore dhe administrative.

Verified by MonsterInsights