Fituesi i Big Brother VIP Kosova 2 dhe artisti Blerando ka zbuluar detaje për këngën e tij më të fundit, “Ki me pa”, e realizuar në bashkëpunim me Klementin, projekt ky që u realizua në studion e artistit Alper Atakan.
Blerando ka treguar se ky bashkëpunim i është mundësuar nga vetë BBVK, dhe ai ndihet shumë mirënjohës për këtë.
“Duhet të shpreh një mega falënderim ndaj BBVK që më mundësoi realizimin e këtij projekti. Bashkëpunimi ka qenë fantastik”, tha ai për “Prive” në Klan Kosova.
Kënga “Ki me pa” i dedikohet dashurisë dhe premton të jetë një hit i verës për fansat e artistit.


