Home > Uncategorized > Te Reali goditet me grusht, ndërsa klube tjera evropiane e kanë ëndërr ta kenë në skuadër

Te Reali goditet me grusht, ndërsa klube tjera evropiane e kanë ëndërr ta kenë në skuadër

///
Comments are Off

Spekulimet për një largim të mundshëm të Federico Valverdes nga Real Madridi kanë marrë hov të madh ditët e fundit, pasi disa prej klubeve më të mëdha evropiane kanë shprehur interes serioz për mesfushorin uruguaian gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve të fundit, Arsenali është një nga pesë klubet që po monitorojnë nga afër situatën e 27-vjeçarit, i cili po kalon një periudhë të tensionuar te “Los Blancos”.

Mediumi “TEAMtalk” shkruan se klubi londinez “e admiron shumë” Valverden dhe e sheh atë si përforcim ideal për repartin e mesfushës para sezonit të ri, transmeton Klankosova.tv.

Zhvillimet vijnë pas incidentit që ndodhi të enjten në qendrën stërvitore të Real Madridit, ku Valverde pati një përplasje me bashkëlojtarin Aurelien Tchouameni.

Ndërkohë, drejtuesit e Real Madridit kanë hapur procedura disiplinore ndaj të dy futbollistëve dhe i kanë gjobitur me nga 500 mijë euro secilin. Tchouameni u rikthye menjëherë në stërvitje dhe luajti 90 minuta në humbjen 2-0 të Realit ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, në kuadër të “El Clasicos”.

Meqenëse ndeshja e fundit e sezonit për madrilenët zhvillohet më 24 maj, ekziston mundësia reale që Valverde ta ketë luajtur tashmë ndeshjen e fundit me fanellën e klubit spanjoll.

Përveç Arsenalit, transmeton klankosova.tvm interes për uruguaianin kanë shfaqur edhe Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germaini, ndërsa mediumi sud-amerikan “Bitbol” raporton se edhe Bayern Munichu e konsideron Valverden si “lojtarin ideal për ekipin e Vincent Kompany”.

Megjithatë, vendimi final për të ardhmen e mesfushorit pritet të lidhet ngushtë me situatën e trajnerit të ardhshëm të Real Madridit. /Klankosova.tv

 

Verified by MonsterInsights