Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si fushatë të vazhdueshme të institucioneve serbe për kriminalizimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në reagimin e saj, OVL-UÇK kundërshton akuzat ndaj ish-pjesëtarëve të Brigadave 111 dhe 121, si dhe njësive të tjera të UÇK-së, duke i cilësuar ato si përndjekje politike të motivuara kundër luftës çlirimtare të Kosovës.
Organizata thekson se përpjekjet për të barazuar agresorin me viktimën nuk mund të ndryshojnë historinë dhe i bën thirrje ish-pjesëtarëve të UÇK-së që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë, për shkak të rrezikut të arrestimeve.
OVL-UÇK rithekson se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se çdo përpjekje për ta kriminalizuar atë do të kundërshtohet, ndërsa u bën thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të reagojnë ndaj veprimeve të autoriteteve serbe.



