Home > Uncategorized > Dështon të mbahet seanca fillestare për rastin e barrikadave në veri

Dështon të mbahet seanca fillestare për rastin e barrikadave në veri

///
Comments are Off

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë të akuzuarve për ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës në dhjetor të vitit 2022.

Seanca u shty për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve dhe avokatit mbrojtës. Sipas gjykatës, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e procedurës, ndaj u mor vendim për shtyrjen e saj.

Në këtë rast akuzohen gjashtë persona, të cilët sipas Prokurorisë Speciale dyshohen për përfshirje në ngritjen e barrikadave në komunat veriore të Kosovës gjatë periudhës 10–29 dhjetor 2022.

Gjykata pritet të caktojë një datë të re për mbajtjen e seancës fillestare, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj të akuzuarve do të vazhdojnë në fazat e ardhshme të procesit.

Verified by MonsterInsights