Home > Uncategorized > Spanja thumbon Cristiano Ronaldon gjatë festës së Kupës së Botës: “Pino ka një trofe që Ronaldo nuk e ka”

Spanja thumbon Cristiano Ronaldon gjatë festës së Kupës së Botës: “Pino ka një trofe që Ronaldo nuk e ka”

///
Comments are Off

Festimet e Spanjës pas triumfit në Kupën e Botës 2026 u shoqëruan edhe me një moment që tërhoqi vëmendjen e tifozëve në rrjetet sociale.

Gjatë festës së organizuar në Madrid, u dëgjua një koment që u interpretua si një thumb ndaj Cristiano Ronaldos. Në qendër të tij ishte Yeremy Pino, për të cilin u tha se tashmë ka fituar një trofe që ylli portugez nuk e ka arritur ta fitojë gjatë karrierës së tij.

Deklarata u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta mes tifozëve të futbollit. Disa e cilësuan si një shaka në atmosferën festive, ndërsa të tjerë e konsideruan të panevojshme krahasimin me Ronaldon.

Spanja festoi me mijëra tifozë në Madrid pas suksesit historik në Botërorin 2026, ndërsa lojtarët u pritën si heronj gjatë paradës së ekipit në kryeqytetin spanjoll.

Verified by MonsterInsights