Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas informatave fillestare, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, i cili ka bërë të ditur se njësitet përkatëse tashmë janë marrë me rastin.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti, ndërsa hetimet në vendin e ngjarjes po vazhdojnë.
Njësia e Trafikut të Kryeqytetit pritet të sqarojë rrethanat e aksidentit dhe mënyrën se si ka ndodhur përplasja mes veturës dhe motoçikletës.






