Home > Uncategorized > Mourinho qartëson idetë te Reali, gjashtë lojtarë të sigurt në formacion

Mourinho qartëson idetë te Reali, gjashtë lojtarë të sigurt në formacion

///
Comments are Off

Jose Mourinho ka nisur të qartësojë formacionin e tij te Real Madridi, me gjashtë futbollistë që raportohet se i sheh si të padiskutueshëm për sezonin e ri.

Sipas emisionit “El Larguero”, në listën e lojtarëve që gëzojnë besimin më të madh të trajnerit portugez janë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham, Yan Diomande, Marc Cucurella dhe Thibaut Courtois.

Ndërkohë, Arda Guler pritet të jetë pas Bellinghamit në hierarki për pozitën e numrit 10, pavarësisht paraqitjeve pozitive gjatë sezonit të kaluar dhe miqësoreve parasezonale.

Konkurrencë pritet të ketë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Trent Alexander-Arnold dhe Denzel Dumfries luftojnë për një vend në formacionin startues. Në qendër të mbrojtjes janë në garë Dean Huijsen, Ibrahima Konate dhe Antonio Rudiger.

Në mesfushë, për dy pozitat e mbetura kandidatë janë Federico Valverde, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.

Reali do ta nisë sezonin e ri të La Ligës të shtunën, ndaj Espanyolit.

Verified by MonsterInsights