Stuhi të fuqishme kanë goditur gjatë natës disa zona të Gjermanisë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke lënë një grua të vdekur dhe të paktën dy persona të lënduar.
Në Waldorf, në landin Rheinland-Pfalz, një grua 58-vjeçare humbi jetën pasi një pemë u shkul nga erërat e forta dhe ra mbi një strukturë ku ajo ishte strehuar bashkë me një grua tjetër 47-vjeçare. Kjo e fundit pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në spital.
Ndërkohë, në Fürstenwalde, rreth 78 kilometra në juglindje të Berlinit, një tornado shkaktoi dëme në çati dhe automjete, ndërsa një person u lëndua.
Stuhitë kanë shkaktuar gjithashtu dëme në ndërtesa, rrëzimin e pemëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të tjera të vendit. Në Wetzlar janë dëmtuar rreth 60 shtëpi, ndërsa në Kronach një festival me rreth 3,500 persona u evakuua pjesërisht për shkak të motit të keq.
Shërbimi Meteorologjik Gjerman ka paralajmëruar se stuhi të tjera të forta mund të zhvillohen gjatë ditës, veçanërisht në Baden-Württemberg dhe Bavari.







