Home > Uncategorized > Vetëm 37 katolikë në Vushtrri, Don Shtjefni: Edhe një ka të drejtën e praktikimit të fesë

Vetëm 37 katolikë në Vushtrri, Don Shtjefni: Edhe një ka të drejtën e praktikimit të fesë

///
Comments are Off

Don Shtjefni ka folur për të drejtën e komunitetit katolik në Vushtrri për ta praktikuar fenë, pavarësisht numrit të besimtarëve.

Duke komentuar faktin se në Vushtrri janë vetëm 37 katolikë, ai tha se nuk duhet të pritet që komuniteti të rritet në qindra persona për t’iu garantuar e drejta e ushtrimit të fesë.

Sipas tij, edhe nëse është vetëm një person që i përket një komuniteti fetar, ai ka të drejtë ta praktikojë besimin e tij. Don Shtjefni u referua edhe Kushtetutës së Kosovës dhe të drejtave të njeriut, duke theksuar se liria e fesë duhet t’i garantohet secilit.

Verified by MonsterInsights