Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjilan, ku janë përfshirë një automjet me targa civile dhe një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 12:10.
Policia po merret me rastin dhe po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.







