Të paktën 62 gra janë vrarë nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010, sipas të dhënave të paraqitura nga Ekonomia Online, bazuar në rastet e regjistruara nga Policia e Kosovës. Të dhënat përfshijnë periudhën deri në gusht të vitit 2026.
Sipas të dhënave, vitet 2018 dhe 2020 kanë shënuar numrin më të lartë, me nga shtatë gra të vrara në secilin vit. Në vitin 2010 janë regjistruar gjashtë raste, ndërsa në vitin 2011 pesë.
Në vitet e fundit, të dhënat tregojnë se në vitin 2021 u vranë tri gra, në vitin 2022 katër, në vitin 2023 katër, në vitin 2024 tri, në vitin 2025 një dhe deri në gusht të vitit 2026 janë regjistruar tri raste.
Shifrat e fundit vijnë pas një serie raportimesh ndër vite për vrasjet e grave në Kosovë. Në vitin 2025, organizata YIHR kishte raportuar se që nga viti 2010 ishin regjistruar 59 raste të grave të vrara nga partnerët ose familjarë të tjerë meshkuj.







