Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje shqiptare në Rodopi të Greqisë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 44-vjeçare dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.
Sipas raportimeve, çifti, me origjinë shqiptare, ishte prind i tre fëmijëve, dy prej tyre të rritur dhe një 16-vjeçar. Autoritetet u njoftuan nga njëri prej fëmijëve pas ngjarjes.
Pas vrasjes, 53-vjeçari dyshohet se ka konsumuar benzinë në përpjekje për t’i dhënë fund jetës. Ai u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dy thika, të cilat pritet të ekzaminohen në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sipas raportimeve, në vitin 2022 ishte regjistruar edhe një incident mes çiftit në Kretë, ndërsa gruaja kishte bërë kallëzim ndaj bashkëshortit për kërcënime. Ai ishte arrestuar në atë kohë, por më pas ishte liruar.







