Home > Uncategorized > Tragjedi në Prizren: 80-vjeçarja gjendet e pajetë në shtëpi, arrestohet bashkëshorti

Tragjedi në Prizren: 80-vjeçarja gjendet e pajetë në shtëpi, arrestohet bashkëshorti

///
Comments are Off

80-vjeçarja Liza Dushi është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren, ndërsa bashkëshorti i saj, 81-vjeçari Bardhi Dushi, është arrestuar nën dyshimin për vrasje të rëndë. Sipas Prokurorisë, dyshohet se viktima është privuar nga jeta pas ushtrimit të dhunës fizike. 

Ngjarja është raportuar rreth orës 01:30 në rrugën “Rifat Ukimeri”. Në shtëpi ndodhej vetëm çifti. Në trupin e 80-vjeçares janë evidentuar lëndime, ndërsa trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. 

Bashkëshorti i saj është ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria ka paralajmëruar se do të kërkojë caktimin e paraburgimit. Deri tani, motivi i ngjarjes mbetet i panjohur.

Verified by MonsterInsights