Home > Uncategorized > Rreth 1,500 të zhdukur, përfshirë turistë, ndërsa rritet numri i viktimave në Nepal

Rreth 1,500 të zhdukur, përfshirë turistë, ndërsa rritet numri i viktimave në Nepal

///
Comments are Off

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin dhe Tibetin pas përmbytjeve masive të shkaktuara nga një shembje akulli dhe shkëmbinjsh në zonën e Himalajeve. Sipas raportimeve të fundit, rreth 1,500 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa numri i viktimave ka kaluar 160.

Mes të zhdukurve janë edhe qindra turistë të huaj. Në Nepal janë raportuar qindra turistë të pakontaktueshëm, ndërsa në mesin e tyre ka shtetas nga India, SHBA-ja, Australia, Britania dhe Kanadaja.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, rrugë dhe ura, ndërsa zona të tëra janë mbuluar nga balta dhe uji. Ekipet e shpëtimit po përdorin helikopterë për të evakuuar banorët dhe për të kërkuar personat e zhdukur.

Verified by MonsterInsights