Home > Uncategorized > Droni turk hyn në hapësirën ajrore greke, ngrihen menjëherë dy F-16

Droni turk hyn në hapësirën ajrore greke, ngrihen menjëherë dy F-16

///
Comments are Off

Një dron i dyshuar si turk ka hyrë të premten në hapësirën ajrore greke pranë Aleksandrupolit, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Forcave Ajrore të Greqisë. Dy avionë luftarakë F-16 u ngritën për ta identifikuar dhe interceptuar dronin. 

Sipas raportimeve, droni fluturoi mbi detin mes Samothrakës dhe Limnos, ndërsa në një moment iu afrua edhe pistës së aeroportit të Aleksandrupolit. Në atë kohë, një avion pasagjerësh i Aegean Airlines po përgatitej të ngrihej.

Për arsye sigurie, avioni i pasagjerëve u udhëzua të ndiqte një itinerar alternativ dhe të qëndronte në lartësi të ulët derisa zona të pastrohej. Më pas, fluturimi vazhdoi normalisht drejt Athinës.

Një burim ushtarak grek e cilësoi incidentin si jo serioz, ndërsa ngjarja ndodh në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Greqisë dhe Turqisë në Egje.

Verified by MonsterInsights