Home > Uncategorized > Kurti në vitin 2018: Nuk ec Republika kur ngec arsimimi

Kurti në vitin 2018: Nuk ec Republika kur ngec arsimimi

///
Comments are Off

Një deklaratë e Albin Kurtit nga viti 2018 është rikthyer në vëmendje, ku ai kishte kritikuar gjendjen e arsimit në Kosovë dhe kishte thënë se zhvillimi i vendit nuk mund të ecë përpara pa përmirësimin e sistemit arsimor.

Në atë kohë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, duke theksuar se rezultatet e dobëta në testin ndërkombëtar PISA ishin paralajmëruar më herët.

Kurti kishte shkruar se raportet e BE-së tregonin problemet e vazhdueshme në arsim, duke përmendur mënyrën e shpenzimit të buxhetit dhe mungesën e investimeve të mjaftueshme në cilësinë e arsimit, trajnimin e mësimdhënësve dhe kërkimet shkencore.

“Edhe të paditur edhe të lirë nuk do të mund të jemi. Nuk ec Republika kur ngec arsimimi”, kishte deklaruar Kurti në atë kohë.

Ai kishte theksuar gjithashtu se rezultatet e nxënësve në testet ndërkombëtare dhe mungesa e përgatitjes së të rinjve për tregun e punës ishin tregues të një problemi më të thellë në sistemin arsimor të Kosovës.

Deklarata e Kurtit është rikthyer në diskutim pas zhvillimeve të fundit në fushën e arsimit, duke nxitur reagime për premtimet dhe sfidat që vazhdojnë të shoqërojnë këtë sektor.

Verified by MonsterInsights