Home > Uncategorized > Gjetje të pazakonta në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të narkotikëve

Gjetje të pazakonta në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të narkotikëve

///
Comments are Off

Në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq janë zbuluar disa gjëra të pazakonta gjatë punimeve për pastrimin e objektit, duke nxitur reagimin e institucioneve dhe hetime nga organet kompetente.

Gjatë inspektimit të hapësirave janë gjetur thasë të varur në tavan, një gropë e madhe dhe materiale të tjera që kanë ngritur dyshime për përdorim të mundshëm të objektit për veprimtari të paligjshme.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka deklaruar se nga pamjet e para duket se në objekt ka pasur tentim për kultivim të substancave narkotike, ndërsa rasti po trajtohet nga Policia dhe Prokuroria.

Sa i përket dyshimeve të ngritura për një varrezë masive të lidhur me luftën e fundit në Kosovë, Thaçi ka thënë se për momentin nuk ka një dyshim të tillë të konfirmuar.

Objekti i ish-Shkollës Teknike në Obiliq ishte liruar këtë vit pas rreth 27 vitesh uzurpim dhe Komuna kishte nisur pastrimin dhe përgatitjen e tij për shfrytëzim.

Institucionet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve për të sqaruar natyrën e plotë të gjetjeve në këtë objekt.

Verified by MonsterInsights