Home > Uncategorized > PDK pas takimit me Hovenier: Do të japim kontribut gjithmonë për interesin e shtetit dhe qytetarëve

PDK pas takimit me Hovenier: Do të japim kontribut gjithmonë për interesin e shtetit dhe qytetarëve

//
/
Comments are Off

Partia Demokratike e Kosovës njofton se ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Në një deklaratë për media, PDK ka vlerësuar lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi”.

Sipas kësaj partie, në vazhdimësi ka dhënë mbështetje dhe ka inkurajuar qeverinë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila sipas partisë “ është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër”, raporton Klankosova.tv.

“Partia Demokratike e Kosovës do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

The post PDK pas takimit me Hovenier: Do të japim kontribut gjithmonë për interesin e shtetit dhe qytetarëve appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights