Home > Uncategorized > ASISTI 522: NË PRAG TË KUPËS SË KOSOVËS 2023 , KUSH PO E FITON ?

ASISTI 522: NË PRAG TË KUPËS SË KOSOVËS 2023 , KUSH PO E FITON ?

//
/
Comments are Off

Mysafirët e sotëm Egzon Fetiu, drejtor sportiv i Golden Eagle Yllit, Andin Rashica, ndihmës trajneri i Sigal Prishtinës dhe Valdrin Haxhiu, kapiteni i  Trepçës

 ASISTI 522 në prag të Final 8 të Kupës së Kosovës në Basketboll i cili sivjet kthehet “n’ konakun e vet”, në Mizahir Isma të Rahovecit, bisedon dhe parashikon spektaklin me mysafirët special  Valdrin Haxhiun, kapitenin e  Trepçës, Egzon Fetiun, drejtorin sportiv të Golden Eagle Yllit dhe Andin Rashicën, ndihmës-trajnerin e Sigal Prishtinës.

 Me mysafirët gjithashtu analizohet gjendja aktuale e skuadrave dhe xhiro 22 e Prince Caffe Superligës e cila përsëri solli ndryshime në krye të tabelës pas fitores së Pejës në kryendeshje me Prishtinën dhe fitoren e ngushtë dhe të vështirë të Ylit ndaj Rahovecit të fundit.

Cila është forma e skuadrave?
Si i parashikojnë ndeshjet e veta?
Çka thonë për rivalët ?
Kush janë favoritët dhe kush do ta fitoj Kupën ?

 Temë e rëndësishme e biseduar me mysafirë është edhe dukuria e cila ka nis të dëmtoj basketbollin kosovar: vendimi i FBK-së që për shkak të fyerjeve në korr të zbrazen palestra.

Çka thotë Egzon Fetiu i cili është edhe vet anëtarë i Bordit të FBK-së. Çka i sugjeron kolegëve të tij në Bord?
Si e sheh këtë problem dhe cila është zgjidhja sipas Andin rashicës?
Si po ndikon zbrazja e palestrave dhe pauza e gjatë e pritjes tek lojtarët, këtë e tregon kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu?
Cili është mesazhi i tre mysafirëve për veprim urgjent?

 Gjitha këto sonte në bisedën simpatike me Valdrinin, Egzonin dhe Andinin në ASISTIN 522 në fund të së cilës ASISTI dha një porosi domethënëse.

Cila ishte porosia e ASISTIT në prag të spektaklit i cili na pret në Final 8 të Kupës së Kosovës 2023 i cili pas dy edicioneve fantastike në vitet 2019 dhe 2020 po kthehet përsëri në palestrën më të bukur në vendin tonë, Mizahir Isma në Rahovec?

Edhe sonte përmbledhja komplete e xhiros 22 e Prince Caffe Superligës së bashku me Pesëshen dhe MVP-in e Javës sonte në ASISTIN 522.

Basketbolli femëror sonte vjen me informatat nga xhiro 17 e Superligës së Femrave ku nuk pati befasi kurse Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur dhenunim në mediet tona, sjell shkëlqimin e Edon Maxhunit dhe yllit më të ndritshëm të basketbollit femëror kosovar në arenën ndërkombëtare: Astera Tuhina e cila po luanë në NCAA Division 1

NBA në ASIST sjell tregimin e veçantë për momentin historik të thyrjes së rekordit të pikëve të shënuara: Mbreti i ri është Mbreti James. Gjithahstu, përmbledhja javore nga NBA dhe përgatitjet për tubimin e gjitha yjeve të kësaj gjithësie basketbollistike në Sal;t Lake City dhe NBA All Star 2023 i cili transmetohet ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova

Krejt në fund, ASISTI sjell Top 10 aksionet fantastike të elitës së basketbollit kosovar: Prince Caffe Superligës

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnate, pas përfundimit të Prime Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova, ASISTI 521 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën

 

The post ASISTI 522: NË PRAG TË KUPËS SË KOSOVËS 2023 , KUSH PO E FITON ? appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights