Mbrojtësi i Bayernit, Dayot Upamecano, ka thënë se Leo Messi është lojtari më i zgjuar në futboll.
Upamecano potencoi se Messi vazhdimisht të vëzhgon dhe pret të bëjë lëvizjen e e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse nuk i keni sytë nga ai, do të keni dhimbje. Mendoj se ai është lojtari më i zgjuar në futboll. Ai do të jetë prapa jush dhe gjithmonë do të shikojë se si pozicionoheni. Ai shikon se si reagoni, ju studion. Ai përpiqet të harrohet kështu që ju gjithmonë duhet t’i mbani sytë nga ai. Përveç kësaj, meqë është i vogël, mund ta humbisni pak nga sytë. Dhe kur e kuptoni, ai tashmë po bën kalimin e tij”, ka thënë Upamecano.
Kujtojmë, Bayerni do të përballet sot, me Paris Saint-Germanin, në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
The post Upamecano: Messi është lojtari më i zgjuar në futboll appeared first on Klan Kosova.