Home > Uncategorized > Aksident trafiku në Prizren, katër persona të lënduar

Aksident trafiku në Prizren, katër persona të lënduar

//
/
Comments are Off

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrjen jugore të Prizrenit, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Bëhet e ditur se njëra veturë ishte me targa të Shqipërisë, e tjetra me targa vendore, përcjell Klankosova.tv.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave  njëra me targa të Shqipërisë me ngasës të dyshuarin  mashkull shtetas i Shqipërisë  dhe tjetra me targa vendore me ngasës viktimën  mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se ngasësi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë.

“I dyshuari ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Aksident trafiku në Prizren, katër persona të lënduar appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights