Home > Uncategorized > Kryeshefi i KEK-ut: Vitin e kaluar e kishim performancën më të mirë në histori

Kryeshefi i KEK-ut: Vitin e kaluar e kishim performancën më të mirë në histori

//
/
Comments are Off

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka folur për perfomancën financiare të këtij institucioni, duke thënë se ishte më e mira ndonjëherë në historinë e KEK-ut.

Nagipi tha se janë përmbushur shumica e objektivave për sa i përket prodhimit, ku sipas tij, një gjë e tillë ka ndikuar pasi konsumi ka qenë i vogël.

“Këtë s’mund ta faturojmë vetëm performancës sonë operative por përveç asaj anës negative, që çmimet e larta të energjisë kanë ndikuar në tarifa, aspekti pozitiv ka qenë se edhe eksporti ka qenë me çmim më të lartë”, është shprehur Krasniqi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për çmimet e eksportit, duke thënë se çmimi mesatar ka qenë rreth 202 euro, teksa shtoi se KEK-u ka bërë një eksport prej 581 GW energji elektrike, teksa shtoi se për sa i përket depozitimit në Shqipëri, tani janë 34 GW minus.

“Depozitimet bëhen në të dy drejtimet në vazhdimësi. Në tërësi, gjatë vitit 2022 kemi depozituar diku 220 GW orë energji elektrike në Shqipëri dhe në ndërkohë, gjithë këtë energji e kemi marrë gjatë dimrit. Dhe, në momentin që po flasim jemi rreth 34 GW minus. Gjatë kësaj periudhe, përfshirë marsin, kemi marrë 254 GW energji elektrike”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Kryeshefi i KEK-ut: Vitin e kaluar e kishim performancën më të mirë në histori appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights