Home > Uncategorized > Veterani Ibrahimoviq thyen tjetër rekord

Veterani Ibrahimoviq thyen tjetër rekord

//
/
Comments are Off

Sulmuesi 41-vjeçar Zlatan Ibrahimoviq, të premten, u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Ibrahimoviq vendosi pikën historike kur hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 73-të në ndeshjen e grupeve të Euro 2024 kundër Belgjikës në Solna.

Në moshën 41 vjeç, pesë muaj e 21 ditë, ai tani e ka kaluar ish-portierin italian Dino Zoff, i cili luajti kundër Suedisë më 29 maj 1983, në moshën 41 vjeç, tre muaj e një ditë.

Ibrahimoviq fundjavën e kaluar u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në historinë e Serie A, transmeton Klankosova.tv.

Në fillim të kësaj jave, ai këmbënguli se dëshiron të luajë në Evropian në Gjermani, në vitin e ardhshëm, kur do të jetë 42 vjeç dhe lojtari më i vjetër që ka marrë pjesë ndonjëherë në turne.

The post Veterani Ibrahimoviq thyen tjetër rekord appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights