Home > Uncategorized > Vdes reperja adoleshente Lil Tay dhe vëllai i saj

Vdes reperja adoleshente Lil Tay dhe vëllai i saj

//
/
Comments are Off

Influencuesja  adoleshente Lil Tay (emri i vërtetë Claire Hope),  dhe vëllau i saj Jason kanë vdekur, u konfirmua përmes Instagramit të saj.

“Me zemër të rëndë ndajmë lajmin shkatërrues të vdekjes së papritur dhe tragjike të Claire-s tonë të dashur”, thuhej në një postim.

“Nuk kemi fjalë për të shprehur humbjen e padurueshme dhe dhimbjen e papërshkrueshme.”

Në mesazh shkruhet se edhe vëllau i  Lil Tay, Jason ndërroi jetë, gjë që i shton “dhimbje  të paimagjinueshme” pikëllimit të familjes së tyre.

“Gjatë kësaj periudhe trishtë, ne kërkojmë me mirësi për privatësi teksa vuajmë këtë humbje dërrmuese, pasi rrethanat rreth vdekjes së Claire dhe vëllait të saj janë ende nën hetim”, vazhdon postimi.

Reperja adoleshente  u bë e famshme në internet në vitin 2018.

The post Vdes reperja adoleshente Lil Tay dhe vëllai i saj appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights