Janë mësuar detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi në Pejë, ku një 34-vjeçar humbi jetën.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është djali i një rapsodi të njohur shqiptar, lajm që ka tronditur familjarët, miqtë dhe opinionin publik.
Rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja janë ende duke u hetuar nga autoritetet kompetente, ndërsa Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rastit.
Familjarët dhe të afërmit janë mbledhur për të pritur rezultatet e hetimeve, ndërsa pritet që në orët në vijim të bëhen të ditura edhe detaje të tjera zyrtare lidhur me rastin.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me çdo zhvillim të ri.







