Interi i ka bërë të qartë Barcelonës se Lautaro Martínez nuk është në shitje, duke e konsideruar sulmuesin argjentinas një lojtar të paprekshëm të skuadrës.
Barcelona ka shfaqur interes për kapitenin e Interit në kërkim të një sulmuesi të ri, por klubi italian nuk ka ndërmend të negociojë largimin e tij. Interi e sheh Lautaron si një prej figurave kryesore të ekipit dhe nuk dëshiron ta humbasë në këtë fazë të merkatos.
Interi gjithashtu nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare nga Barcelona, ndërsa interesimi i katalanasve është raportuar kryesisht nga mediat.
Lautaro, i cili është kapiten i Interit, ka kontratë me klubin deri në vitin 2029, duke e bërë edhe më të vështirë një transferim të mundshëm.







