Home > Uncategorized > Si opozitar e quante flamur “lara-lara”, kur erdhi në pushtet, Kurti përkulej para tij (VIDEO)

Si opozitar e quante flamur “lara-lara”, kur erdhi në pushtet, Kurti përkulej para tij (VIDEO)

///
Comments are Off

“Flamur lara-lara”, ishte fyerja që kryeministri Albin Kurti i bënte flamurit të Kosovës para se të vinte në pushtet, sa ishte pjesë e opozitës.

Në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 28 nëntor të vitit 2015 për flamurin e Kosovës, ai thoshte kështu:
“Me atë flamurin lara-lara që e kanë nxjerrur nga ‘strajca’ këta tregtarë flamujsh…”

Këtë deklaratë të tijën e mbështetën me brohoritje e duartrokitje në tubimin e atëhershëm pjesëmarrësit.

Por kur Kurti erdhi në pushtet, ndryshoi kahjen edhe të qëndrimeve dhe veprimeve karshi flamurit të shtetit.

Më 17 shkurt 2022, ai para objektit të Qeverisë përkulej para këtij flamuri, të cilin me zë të lartë dikur e quante “Flamur lara-lara”.

The post Si opozitar e quante flamur “lara-lara”, kur erdhi në pushtet, Kurti përkulej para tij (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights