Ministria e Financave ka nënshkruar një marrëveshje granti në vlerë prej 5 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), me qëllim financimin e investimeve në rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, fondet do të përdoren për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së transmisionit, duke synuar rritjen e sigurisë, besueshmërisë dhe efikasitetit të sistemit energjetik.
Projekti pritet të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve të rrjetit dhe në mbështetjen e integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si pjesë e përpjekjeve për tranzicionin energjetik.
Autoritetet vlerësuan se bashkëpunimi me Bankën Gjermane për Zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e sektorit energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.



