Disa tifozë rusë dhe serbë kanë provokuar sot në ndeshjen mes tenistit serb, Novak Gjokoviq dhe atij rus, Andrey Rublev, duke shfaqur simbolin ‘Z’, fytyrën e presidentit rus, Vladimir Putin, si dhe flamuj rusë.
Pas ndeshjes, tifozët rusë dhe serbë u bashkuan duke mbajtur flamuj, disa prej tyre me fytyrën e Putinit, duke brohoritur “Rusia, Serbia, Rusia, Serbia”, njofton Klankosova.tv.
Just took a walk around Melbourne Park after filing and a group of people were standing on the Rod Laver Arena steps, holding up a flag with Vladimir Putin’s face and chanting in support of Russia. pic.twitter.com/2p0LfkyVC3
— Tumaini Carayol (@tumcarayol) January 25, 2023
Të njëjtit po ashtu kanë kërcënuar rojet e sigurisë dhe katër prej tyre tani po merren në pyetje nga policia.
“Katër persona në turmën që po dilnin nga stadiumi zbuluan flamuj dhe simbole të papërshtatshme dhe kërcënuan rojet e sigurisë”, thuhet në një deklaratë të Tenis Australia.
Tenistët nga Rusia dhe Bjellorusia nuk kanë qenë të lejuar të luajnë nën flamujt e kombit të tyre që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Organizatorët e Australian Open kanë ndaluar shfaqjen e flamujve të Rusisë dhe Bjellorusisë.
The post Tifozët rusë dhe serbë së bashku brohorisin “Rusia, Serbia”, në Australian Open (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.