Ishte Arta ajo që e ktheu Vedatin pas në kohë për të kujtuar periudhën kur e realizoi “Stand Up”-in e famshëm.
Humoristi foli për rrjedhën dhe realizimin e atij projekti.
“Ia nisi vi prej larti me fotele, si me ardhë prej qielli, se ne kishe vijmë prej një autoriteti, si me i pushtu të gjithë. Unë jam më i dijshmi ashtu e filloj. Ia nisi pak flas me publik e me sende.. Flas për momentet prej kur kam lindur e tutje”, u shpreh Vedati.
Derisa Arta shtoi se me të vërtetë ka pasur interesim shumë të madh për ta parë këtë projekt të aktorit saqë s’kishte mbetur asnjë vend i lirë.
Vedati tha se ka pasur shumë oferta për ta realizuar prapë në pika të shkurtra atë, por theksoi se nuk mund ta shkëpuste për shkak të rrjedhës kronologjike që e ka projekti.
“E ka vijën dramaturgjike që s’mundesh me shkëputë. Më kanë thirrë shumë, por nuk është asi lloj Stand Up-i që me bo 5 minuta, 5 minuta mundem me tregu diçka tjetër”, u shpreh ai.
Ai theksoi se ka shumë dëshirë të realizojë prapë një projekt të tillë por që është punë shumë e lodhshme.
“Shumë kam qejf por është e lodhshme shumë, s’e di njëherë”, shtoi ai.
The post Vedati flet për “Stand Up”-in që e realizoi vite më parë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.