Home > Uncategorized > “Mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

“Mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

//
/
Comments are Off

Më datë 30 janar 2023 rreth orës 18:25, Policia është informuar se nё fshatin Leskoc- Klinё, ka ndodhur njё incident me armё zjarri.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte shkuar tek shtëpia e viktimës dhe ia kishte kërkuar një borxh prej njёmijё eurosh, tё cilat ia kishte djali i viktimës pas blerjes së një automjeti nga i dyshuari, viktima ka deklaruar se nuk ka para pёr t’ia paguar borxhin, transmeton Klan Kosova.

Pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanosur viktimën me fjalët: “Nga 1 shkurti mbyllu ne shtëpi se do të vras ty ose djalin”, nё atë moment i dyshuari e ka gjuajtur me armё nё drejtim tё viktimёs nga largësia prej 40-50 metrash.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

klankosova.tv

The post “Mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights