Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Filharmonia e Kosovës është duke e vazhduar programin mbresëlënës të klasikëve në Portugali.
Sipas MKRS-së, publiku portugez përjetoi bukurinë dhe madhështinë e muzikës klasike në ndërtesën më të vjetër fetare në Portugali, Katedralja e qytetit verior Braga, njofton Klan Kosova.
“Me repertorin e saj të gjerë, Filharmonia e Kosovës, për herë të dytë gjatë javës kulturore, përmes tingujve shqip arriti të krijoj një përvojë vërtet të paharrueshme për të pranishmit”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
klankosova.tv
The post Filharmonia e Kosovës vazhdon programin e klasikëve në Portugali appeared first on Klan Kosova.