Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre personave të familjes Pacolli nga aksidenti në lumin Lepenc në Maqedoni të Veriut.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se lajmi për viktimat i ka mërzitur të gjithë shumë.
“Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, posaçërisht Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie, në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij”.
“Mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc”, ka shkruar Krasniqi./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Krasniqi: Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave në lumin Lepenc appeared first on Klan Kosova.


