Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se Ura e Ibrit në Mitrovicë mund të hapet për qarkullim më 1 shtator, duke deklaruar se do të bëjë përpjekje për ta parandaluar këtë.
Vuçiq ka thënë se fillimisht do t’u kërkojë vendeve evropiane që të ndërhyjnë për ta ndaluar hapjen e urës. Nëse nuk merr mbështetjen e tyre, ai ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe Washingtonit.
Deklaratat e tij vijnë në kohën kur KFOR-i ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në urën kryesore mbi Ibër. NATO ka theksuar se KFOR-i vazhdon të ofrojë mbështetje të sigurisë, ndërsa çështja e statusit dhe hapjes së urës i takon dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe institucioneve përkatëse.






