Një lajm i trishtë ka ardhur nga Gjilani, ku ka ndërruar jetë Luan (Veton) Kurtalani.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja Kurtalani, përmes një njoftimi mortor, në të cilin ka shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet të shtunën, më 31 tetor 2026, në kohën e drekës, në Varrezat e Qytetit në Gjilan.
Familjarët kanë ftuar të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur të jenë pjesë e ceremonisë mortore.
Familjes Kurtalani dhe të gjithë të afërmve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje.






